Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dita e çlirimit të Kosovës/ Syla: Institucionet nuk po bëjnë mjaftueshëm për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

schedule17:28 - 12 Qershor, 2026

schedule 17:28 - 12 Qershor, 2026

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, ka deklaruar se kremtimi i festës së lirisë mbetet i paplotë për shumë veteranë dhe pjesëtarë të luftës, për shkak të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas Sylës, ish-krerët e UÇK-së po përballen me një gjykim të padrejtë, ndërsa institucionet e Kosovës nuk po bëjnë mjaftueshëm për mbrojtjen e tyre.
Ai gjithashtu ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke pretenduar se qasja e tij ndaj ish-krerëve të UÇK-së shkon në favor të interesave serbe.

“Ish-krerët e UÇK-së po gjykohen padrejtësisht. Kjo ditë feste është e mangët pa ta. Për qytetarët e tjerë që nuk e kanë përjetuar luftën, ta festojnë këtë ditë, ndërsa ne e kemi pak të përgjysmuar këtë festë, pasi shteti nuk po e bën në mënyrën e duhur atë që na takon. Institucionet nuk po bëjnë mjaftueshëm për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.



Kjo propagandë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, e cila ka nisur para 5-6 vitesh, ka një orkestim të pushtetarëve për të fituar vota nga ata që nuk kanë qenë pjesë e luftës për liri. Kjo liri që ka ardhur sot është për të gjithë popullin tonë.

Kurti ka fituar 50 për qind të votuesve dhe ka plot bashkëudhëtarë të tanët që e kanë votuar.
Loja që bën Kurti ndaj ish-krerëve të UÇK-së shkon përkrah Serbisë. Serbia nuk ka bërë asnjë deklaratë për ish-krerët.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!