Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një fëmijë që po lëvizte në rrugë.
Pavarësisht ndihmës së dhënë, mësohet se i mituri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Burime paraprake bëjnë me dije se fëmija ndodhej i shoqëruar nga nëna e tij në momentin e aksidentit.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al



