Atletico Madrid mposhti 2-1 Real Sociedad mbrëmjen e kaluar dhe vazhdon të kryesojë kampionatin spanjoll. Ekipi i Diego Simeones është dy triumfe larg suksesit të madh, që mungon prej shtatë vitesh.
Kapiteni i skuadrës kryeqytetase, Koke flet rreth fitores së fundit, objektivit titull dhe aventurës së tij tek ekipi “Colchoneros”. Në fund tifozët, të cilët po presin me padurim titullin kampion.
“Zhvilluam një punë spektakolare. Patëm momentet tona të bukura, por minutat e fundit nuk ishin aspak të tilla. E kishim detyrim fitoren, më vjen mirë që ia dolëm.
Kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund, le t’i marrim me radhë. Ky sezon ka qenë i çuditshëm, ka ndodhur gjithçka. U mendua se fituam lehtë ndaj Sociedad, por nuk jemi vetvetja nëse nuk vuajmë.
Jam krenar për të gjithë vitet që kam kaluar tek Atletico. Shumë sezone, shumë vuajtje, shpresoj që të shijojmë gëzimin e fitimit të një trofeu.
Tifozët? I falënderoj të gjithë ata që u mblodhën rreth stadiumit, kishim nevojë për një shtysë të tillë. Na dhanë forcë në minutat e fundit, shpresoj t’i gëzojmë me titullin kampion“, përfundoi Koke. /abcnews.al