Sopranoja e parë e Operas, Eva Golemi e cilëson emergjente hapjen e skenave për publikun.
I numëron me ditë mungesën në skenës.
“Në fakt u bënë 1 vite e dy muaj dhe më ka marrë malli për skenën, publikun dhe duartrokitjet e tij. Na mungon shumë për ne është ushqimi kryesor, ushqim i shpirtit”, shprehet ajo.
Megjithëse, Teatri ka realizuar koncerte online dhe me publik deri në 10 veta, kjo është e pa mjaftueshme, sipas saj.
“Edhe pse nuk kemi qëndruar në këtë kohë pasi kemi punuar shumë online me shfaqje me koncerte. Edhe tani po përgatisim një shfaqje online, “Kavaleria Rustikana”, tregon Eva Golemi.
Golemi është e mendimit se vaksinimi i artistëve dhe zbatimi i protokolleve si dhe mbushja e sallave me publik të përgjysmuar.
“Unë mendoj që duhet të hapen në mënyrë urgjente sepse artisti ka nevojë për publikun dhe publiku ka nevojë për artistin. Për mua është emergjente. Pse jo? Duhet të bëhet një vaksinim i artistëve dhe çdo gjë të organizohet duke respektuar masat. Të paktën të kemi publik, publik të reduktuar, por duhet të kemi publik”, u shpreh më tej Eva Golemi.
Ndërkohë që artistët presin me padurim edhe inaugurimin e skenës së re dhe hapjes së dyerve të Teatrit të Operas dhe Baletit të rikonstruktuar.
/abcnews.al/