Barcelona prej kohësh kërkon më shumë thellësi në sul dhe lojtarët aktualë, përveç Dembele, nuk ofrojnë këtë sepse parapëlqejnë ta marrin topin në një pjesë më të qetë dhe të depërtojnë më pas.
Ronald Koeman në merkaton e vërës së shkuar pikasi Memphis Depay, por katalanasit nuk ja dolën ta marrin për shkak të problemeve të mëdha financiare që e kanë mbërthyer klubin për shkak të keqmenaxhimit dhe pandemisë.
Depayt i skadon kontrata në qershor dhe ardhja te Barcelona duket më e lehtë, por pengesa të reja kanë dalë në skenë. Klube të tjerë të mëdha e duan tulipanin dhe asgjë nuk është e sigurt. Në këto kushte Koeman ka një “plan B”.
Trajneri mësohet se ka spikatur yllin e PSV, Donyell Malen, në rast se operacioni i Depay dështon. 22-vjeçari luan në qendër të sulmit dhe numëron 17 gola dhe 7 asiste në 30 ndeshje në Eredivise. Vlera e tij në merkato është 30 milionë euro dhe kontrata i skadon në vitin 2024. /abcnews.al