Shkon në 10 660 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Greqi, dje u hapën baret dhe restorantet

schedule16:44 - 4 Maj, 2021

schedule 16:44 - 4 Maj, 2021

Greqia shënoi 1 387 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, ndërkohë që numri i të vdekurve ishte 84 duke çuar në një total prej 10 668 jetësh të humbura nga Covid-19 që prej fillimit të pandemisë, raporton abcnews.al.

Autoritetet bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka patur 783 të intubuar në spitale, një pjesë e të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Greqia hapi baret dhe restorantet dje duke u bërë gati për sezonin turistik edhe pse numri i rasteve të reja me koronavirus mbetet i lartë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!