Ditëve të fundit janë raportuar shifra më të ulëta të rasteve ditore me Covid-19 në Kosovë.
Megjithatë vendi numëron saktësisht 8,307 raste aktive me sëmundjen. Vetëm në raportin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik rezultuan 160 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 105.535 raste nga 539.710 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2 dhe 2,183 humbje jete.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 95,045 raste. /abcnews.al/


