Aktorja shumë e dashur për publikun, Arjola Demiri ka ndarë në rrjete sociale një mesazh negativ nga një ndjekës.
“Si ka mundësi që i ke vajzat kaq të shëmtuara dhe nuk të kanë ngjarë hiç”, i kanë shkruar aktores dhe ajo nuk ka nguruar t’ja tregojë mesazhin së bijës.
Kjo e fundit i ka befasuar të gjithë me përgjigjen e prerë.
“Kush të pyeti? Tjetër: Nuk jam pasqyra jote. Nuk e di kush je ti. Më fal por ke nevojë për ndihmë! Gjëja më e bukur tek njerëzit është truri i tyre dhe unë e kam një, kam edhe pamjen e jashtme. I kam të dyja kështu që mirupafshim”, ka thënë vajza e aktores./abcnews.al