Son Heung-Min është një ndër lojtarët më të nënvlerësuar. Koreano-jugori ka cilësi të shkëlqyera tekniko-fizike dhe është kthyer prej kohësh në një nga yjet e skuadrës së Tottenham.
Sezoni në aspektin personal ka qenë shumë pozitiv për sulmuesin aziatik, ndërsa Spurs humbën shansin për të fituar një trofe këtë sezon pas humbjes 1-0 ndaj Manchester City në finalen e EFL Cup.
Mediat spanjolle raportojnë se për Son ka interesim konkret nga Real Madrid. Presidenti i kampionëve të Spanjës, Florentino Perez ka një debulesë të madhe për 28-vjeçarin ofensiv.
“Los Blancos” po përgatisin një ofertë për klubin londinez, teksa Son, i cili ka kontratë deri në verën e vitit 2023 me Tottenham, vlerësohet rreth 80 milion euro. /abcnews.al