Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pse po dobësohet euro?/ Çoçoli: Kreditë në lekë superojnë ato në euro, remitancat dhe investimet e huaja janë në rritje

schedule20:20 - 12 Tetor, 2026

schedule 20:20 - 12 Tetor, 2026

Gazetari dhe eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli, ka komentuar faktorët që ndikojnë në rënien e euros dhe forcimin e lekut në Shqipëri, duke u ndalur te të ardhurat nga turizmi, investimet e huaja dhe remitancat.

Sipas Çoçolit, nuk dihet saktësisht sa është paraja që vjen nga trafiku i paligjshëm, por  ai thekson se rënia e euros nuk mund të justifikohet vetëm me rritjen e parasë informale.

Sipas tij, kredia në lekë ka kaluar totalin e kredisë në euro, duke zënë 50.8% të totalit.



Çoçoli vlerëson se rritja e të ardhurave nga turizmi, investimet e huaja dhe paratë e emigrantëve kanë shtuar hyrjet valutore në vend, duke ushtruar presion mbi euron dhe duke ndikuar në dobësimin e saj ndaj lekut.

“ Nuk dihet sa është paraja e vërtetë nga trafiku i paligjshëm, ajo është e futur së bashku me paranë gri dhe ilegale. Rënia e euros nuk justifikohet me rritjen e parasë gri apo të zezë. Rënia e euros, forcimi i lekut, ka limitet e veta. Marrja e pagës në lekë na bën mirë, kredia në lekë ka kaluar totalin e kredisë në euro, është 50.8 për qind. Është një kredi e rëndësishme.

Banka e Shqipërisë ka matur 5.5 miliardë euro të sjella vetëm vitin e kaluar nga turizmi. Ka matur shifrën rekord prej 1.12 miliardë investimesh të huaja, 53 për qind janë vetëm blerje të apartamenteve, sidomos në bregdet, nga italianët e jugut dhe polakët. Ky është drejtimi kryesor i sotëm për investimet e huaja. Nga 1 janari deri më 30 qershor janë investime, më shumë se 1.3 miliardë janë paratë e emigrantëve. Remitancat janë në rritje, investimet e huaja janë në nivele që s’kanë qenë më parë dhe e kanë dobësuar euron, e cila do të vijojë të dobësohet.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!