Haradinaj Thaçit: Do t’i mbrojmë kufijtë e vendit edhe nga ty

schedule15:35 - 5 Tetor, 2018

schedule 15:35 - 5 Tetor, 2018

Vijojnë përplasjet e brendshme në Kosovë në lidhje me propozimin e presidentit Thaçi për korrigjim kufijsh me Serbinë. Këtë herë kryeministri i vendit Haradinaj ia ka thënë Thaçit përballë pse nuk është dakord me të.

Kryeministri Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shfrytëzuar rastin kur ndodhej përballë presidentit Hashim Thaçit, gjatë inaugurimit të një kompleksi memorial në Marinë të Skenderajt, për t’i thënë në sy se do t’i mbrojë kufijtë nga ai.

Ramush Haradinaj: “Çfarë borxhi tjetër ua kemi këtyre që kanë vrarë për liri. Është e thjeshtë. U kemi borxh me e forcuar lirinë. Atë për të cilën ata kanë rënë, për ta forcuar shtetin, popullin në ekonomi, politikë të jashtme. Për ta ruajtur Kosovën, territorin e vet, kufijtë të paprekshëm, qoftë ai këtu me ne, qoftë tjetërkund, për shkak se këta kufij na i kanë lënë amanet.”

Haradinaj bëri këtë deklaratë pasi kreu i shtetit përmendi përsëri korrigjimin e kufijve pasi ndau urdhrin “Hero i Kosovës” për 158 dëshmorët e varrosur në Kompleksin Memorial në Marinë: UÇK-ja të pamundurën e bëri realitet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!