Van Persie është një nga të parët që ka vënë bast për Kylian Mbappe. Holandezi kthehet vite pas dhe kujton një miqësore të Monaco dhe Fenerbahce, me Mbappe, që luante me francezët dhe Van Persie me turqit. Ish-sulmuesi tregon përshtypjet e para dhe bastin për talentin.
“E pashë Mbappe dhe u thashë të gjithëve në stol: Nëse ai djalosh nuk bëhet yll botëror, unë do të haj takat e mia të futbollit. E dija se do luaja 70 minuta dhe do të zëvendësohesha dhe pak para se të dilja, në lojë u fut një djalosh. Quhej Mbappe dhe në Europë ende nuk kishin dëgjuar për të.
Ne na thanë se ishte një lojtar shumë interesant. Luajtëm në një fushë shumë të keqe, mediokre. Ai luajti për 20 minuta, por ishte shpërthyes. Shumë i aftë. Vendosa të shihja çdo lëvizje të tij, ishte me të vërtetë në një tjetër nivel”, u shpreh Van Persie. /abcnews.al