Golat janë “profesioni” i tij, por Vedat Muriqi tejkaloi veten, duke vendosur për një tjetër rekord personal në karrierë.
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës shënoi për herë të parë katër rrjeta në një ndeshje të vetme, duke shkëlqyer më shumë se të gjithë në fitoren e ekzagjeruar të Fenerbahçe 8-0 kundër Eyupsor në Superligën e Turqisë.
Rezultati tregon qartë se sa të lehtë e kishin vendasit, por golat janë gola dhe seria e tyre u hap me Greenwood që në minutën e katërt. Më pas, skenën e mori Muriqi. Realizimi i parë i “Piratit” erdhi në minutën e shtatë, ndërsa në të 21-ën sulmuesi gjeti sërish rrugën e rrjetës.
Fenerbahçe vijoi goleadën përpara pushimit, duke shënuar edhe dy herë të tjera me Guenduzi dhe Kahveci. Në fraksionin e dytë, Muriqi mori edhe një herë rolin e protagonistit.
Goli I tretë personal dhe I gjashti për Fenerbahçe erdhi në minutën e 47-të. Muriqi plotësoi mbrëmjen e madhe personale me një “poker” rekord për karrierën e tij.
Fenerbahçe vulosi fitoren me golin e tetë të shënuar sërish nga Greenëood, duke u ngjitur në kuotën e 10 pikëve në Superligën turke, vetëm tre pikë larg kreut te renditjes.
Nëse skuadra e tij ka një garë të vështirë për titullin kampion, nëse vazhdon me këtë ritëm Muriqi do ta ketë më të lehtë objektivin personal për “Këpucën e Artë”. “Pirati” ka shënuar gjashtë gola në gjashtë javët e para, vetëm një më pak se dy yjet e tjerë Salah dhe Osimhen./abcnews.al

