Vrasja në Dibër/ Arrestohet autori kryesor, më parë ishte arrestuar i vëllai

schedule09:15 - 3 Tetor, 2018

schedule 09:15 - 3 Tetor, 2018

Policia e Dibrës ka arrestuar autorin kryesor të dyshuar të vrasjes ndodhur dy ditë më parë në Dibër.  Ai është Aleksandër Balla, 23 vjeç, banues në fshatin Muhur. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se Aleksandër Balla, gjatë një konflikti për motive të dobëta në një lokal në fshatin Arras në bashkëpunim me vëllain e tij Vangjel Balla  i arrestuar me pare  kanë vrarë me thikë shtetasin Idajet Zogun 36 vjeç, banues në fshatin Sinë te  njësise Administrative Arras. Konflikti ka nisur për motive banale dhe u pasua me vrasje në lokal. Babë e bir pronarë të loklait gjithashtu janë arrestuar për moskallëzim krimi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!