Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dibër/ Gjendet trupi i një 73-vjeçareje të shpallur në kërkim që prej korrikut

schedule17:31 - 6 Tetor, 2026

schedule 17:31 - 6 Tetor, 2026

Një 73-vjeçare, e cila ishte shpallur në kërkim prej muajit korrik 2026, është gjetur e pajetë në fshatin Potgorcë, Maqellarë, në Dibër.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 14:50, në një sipërfaqe toke djerrë është gjetur pjesërisht i dekompozuar trupi i shtetases Z.D., 73 vjeçe.

E moshuara ishte shpallur në kërkim pasi ishte larguar nga banesa e saj. Sipas të dhënave paraprake, ajo dyshohet se vuante nga skleroza.



Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet për dokumentimin e rastit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Pritet që hetimet të përcaktojnë rrethanat dhe shkakun e vdekjes së 73-vjeçares.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!