Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Nis vaksinimi për punonjësit e fabrikave, Rama-sipërmarrësit: Do t’u rrisësh rrogat

schedule10:49 - 23 Prill, 2021

schedule 10:49 - 23 Prill, 2021

Këtë të premte ka nisur vaksinimi në fasoneritë e vendit.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj, ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit.

“Nis vaksinimi i 60 mijë punonjësve të fabrikave me material porositësi. Në të gjithë vendin janë kryer 380 mijë vaksinime”, shkruan Rama në videon e publikuar në rrjetin social Facebook”.



Gjatë bashkëbisedimit me sipërmarrësin e fabrikës Rama e pyet nëse do t’u rrisë rrogat.

Rama: Rrogat, këtyre do t’i rrisësh rrogat?

Sipërmarrësi: Patjetër do të ketë rritje të rrogës.

Ndërsa kryeministri theksoi se sipërmarrësit do të ndihmohen, në mënyrë që rroga minimale e punonjësve të shkojë në 400 mijë lekë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!