Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Karantinë për emigrantët nga RMV dhe Greqia, Meta: Të hiqet menjëherë ky vendim, i turpshëm

schedule12:23 - 21 Prill, 2021

schedule 12:23 - 21 Prill, 2021

Në konferencën e jashtëzakonshme presidenti i Republikës Ilir Meta, e konsideroi të padrejtë vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për karantinë 2 javore për të ardhurit nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia.

Ky vendim pak ditë para zgjedhje sipas Metës është një pretekst i paskrupullt.

Ai gjithashtu theksoi se KQZ duhet të ndërhyjë për të hequr menjëherë këtë vendim.



“Është një veprim antikushtetues . Arsyetimi i ndalese për të marrë pjesë në votime për shkak të pandemisë është pretekst fals, i paskrupullt. Ky është një dështim i turpshëm.  Atyre po u ndalohet e drejta për të votuar.  I bëj apel KQZ të heqë menjëherë këtë vendim”, tha Meta.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!