Një 38-vjeçar në Korçë është vënë në pranga pasi u kap nga policia duke transportuar tre emigrantë të paligjshëm.
Mësohet se në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, policia rrugore kapi 38-vjeçarin me iniciale F.M., duke transportuar me mjetin e tij tre emigrantë të paligjshëm.
Këtyre të fundit ai u kishte marrë 1,000 euro secilit me premtimin se do t’i kalonte drejt vendeve të BE-së. sb/abcnews.al/