Kryeministri Edi Rama në takimin elektoral zhvilluar ditën e sotme, ka komentuar sërish ngjarjen e ndodhur në Kavajë, ku mbeti i plaguar sekretari i Partisë Demoratike, Bledar Okshtuni.
Rama e ka konsideruar një vepër të shëmtuar, ndërsa theksoi se politizimi i çështjes është akoma më skandaloz.
Kryeministri kritikoi edhe Presidentin e Republikës Ilir Meta për të cilin theksoi se di se çfarë do të ndodhë në 25 prill.
“Dua të kthehem në ngjarjen e papëlqyeshme që ndodhi dje. Ndodhi në sfondin e politikës së ditës dhe fushatës që nuk kishte lidhje me ngjarjen. Nuk kisha dyshim që ata të cilët flasin për ndryshimin do të rendnin atje për të bërë atë që kanë bërë gjithmonë, për të drejtuar akuzën ndaj ndesh, pa pritur asnjë orë që ngjarja të kuptohej. Unë thashë atë që në fakt duhet ta thotë kushdo që e ka seriozisht ligjin dhe të vërtetën.
Që autori duhet çuar menjëherë përpara drejtësisë dhe që Lulzim Basha nuk duhet ta politizojë ngjarjen, ndërsa Ilir Meta duhet ta ndalë fushatën e tij idioteske të tensionimit të situatës. Sot gjithçka është e zbardhur dhe autori nuk ka lidhje me PS, por një militant i PD-së dhe që u përfshi në një sherr nuk ka asnjë lidhje me politikën.
PD është e fajësueshme për politizimin skandaloz që është po aq keq sa ajo ngjarje. në atë ngjarje u plagos një njeri ndërsa politizimi plagos të gjithë shoqërinë. Ndërsa Ilir Meta rendi atje për ta bërë lajmin e disatë në vazhdën e absurditetit të tij, që kanë qëllim të nxisin përplasje, sherr dhe ndasi”, tha Rama.
/abcnews.al/


