Policia e Tiranës njofton sot se po punohet për kapjen e të shpallurve në kërkim pas plagosjes me armë zjarri në Kavajë. Njoftohet se po punohet për kapjen e Ndriçim Jonuzit, 29-vjeçarit Dorian Troplini dhe 29-vjeçarit Merkel Shtylla, punonjës bashkie të përfshirë në ngjarje.
Mbrëmjen e së hënës, Jonuzi ka plagosur me armë zjarri Bledar Okshtunin, ndërsa dy të tjerët sipas policisë e kanë goditur me grushte.
Po ashtu, njoftohet se Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë një 26-vjeçare pasi gjatë kontrollit që iu bë nga policia në banesë iu gjet një sasi me lendë të dyshuar kanabis. Po nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, u arrestua 42-vjeçari A. Q., pasi për motive të dobëta ka kanosur dhe ka dëmtuar me mjete prerës gomat e 3 automjeteve të parkuara në servisin e K. A.
Njoftohet gjithashtu se më 19 prill, në rrugën “Artan Lenja”, persona të paidentifikuar kanë vjedhur banesën, në pronësi të Sh. M., ku kanë marrë disa sende me vlerë dhe një shumë parash. /abcnews.al/