Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Nënshkruhet marrëveshja për aeroportin e Vlorës, Rama: Baca Behgjet e ka pasur ëndërr

schedule10:28 - 20 Prill, 2021

schedule 10:28 - 20 Prill, 2021

Është nënshkruar ditën e sotme marrëveshja për aeroportin e Vlorës.

Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se aeroporti ndërkombëtar i Vlorës do të sjellë përfitime ekonomike, ndërsa theksoi se nga dita e sotme është 100% i financuar.

“Më në fund rrugë ndërtimi i një tjetër porte të qiellit të Shqipërisë, Aeroporti i Ndërkombëtar i Vlorës, i cili do të jetë një tjetër motor i ri i ekonomisë shqiptare përtej pandemisë. Nënshkruhet kontrata e shumëpritur pas një pune të gjatë këmbëngulëse dhe brenda Mandatit të Tretë kjo portë e re do të hapet për shqiptarët e për turistët nga mbarë bota.



Politika shqiptare nuk është një hapësirë dashamirëse. Unë e di shumë mirë që Baca Behgjet e ka pasur ëndërr të vjetër që të bënte diçka në Vlorë. Unë besoj që aeroportin i Vlorës është një motorr i ri për ekonominë. Do të hapim katër porta nga qielli. Do t’i hapim me durim të madh” shprehet  Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!