Një restorant në qendër të Fierit është përfshirë nga flakët.
Ndërkohë zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Mësohet se shkak i zjarrit është bërë soba e gatimit e ndodhur në kuzhinë, flakët e së cilës më pas janë përhapur në lokal.
Flakët kanë dëmtuar disa pajisje, por fatmirësisht nuk janë raportuar dëme në njerëz.
/abcnews.al/