Migen Memelli do të donte të kishte marrë pikë sot kundër Teutës, por Skënderbeu i tij nuk ia doli. Tekniku i skuadrës korçare, në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport deklaroi:
“E dija që do të ishte një ndeshje episodesh, që te ndryshimi që bëri Martini me futjan e Grudës, një lojtar simulant. Futbolli është kthyer në një lojë të komplikuar, detajet bëjnë diferencën. Duhet të ishim më të kujdesshëm, Gruda ishte me shpinë nga porta, gabuam tek ai detaj.
Penalltia? Këmba e majtë e Grudës është jashtë vijës, për mua nuk është penallti. Është interpretim, këmba e djathtë është në ajër. Nuk kam kritika për gjykimin në atë skajin që kolegu Martini bëri pas ndeshjes në Kupë. Komplimente Teutës, edhe pse në pjesën e dytë bëmë një performancë të jashtëzakonshme.
Goditëm shtyllën, krijuam shumë raste, por nuk ishim të qartë përpara portës. Bylis? Janë edhe 24 pikë në lojë, kemi ndeshje të vështirë me Vllazninë në fundjavë. Po ngushtohen javët, por janë edhe 24 pikë në lojë dhe do t’i luajmë të gjithë ndeshjet.
Kemi tre 20-vjeçarë në qendër të mbrojtjes, ndikon eksperienca në rastin e penalltisë, por të gjithë gabojnë. Nuk i druhem eksperiencë, pasi skuadra po bën performanca të mira. Nuk jemi më ai ekipi që mundej lehtë, hasin vështirësi skuadrat kur përballen me ne“, deklaroi Memelli. /abcnews.al