Kursi i këmbimit ka goditur aktivitetin bankar, i cili sipas Bankës së Shqipërisë u tkurr me 1.3% në 6 muajt e parë të këtij viti. Krahasuar me një vit më parë kredia në banka u ul, 200 milionë dollarë, ku kryesisht peshën më të madhe të kësaj rënie e ka patur ndalimi i kreditimit për biznesin.
Sipas raportit të Stabilitetit Financiar vetë bizneset kanë ulur kërkesën për të marrë hua, ndërsa bankat kanë vazhduar të mbajnë pozicione të ngurta në dhënien e kredisë. Kjo sipas Bankës Qendrore ka bërë që edhe ndarja e tortës së portofolit të kredive të zhvendoset nga ndërmarrjet drejt individëve.
Sektori i cili ka ulur peshën më të madhe të kreditimit është ndërtimi. Krahasuar me nivelin mesatar të viteve 2007-2011, huaja ndaj këtij sektori është 20% më pak. Pavarësisht kësaj çmimet në tregun e banesave kanë pësuar rritje me 8.1% në rang vendi dhe familjarët kanë shtuar kërkesën për kredi me qëllim blerjen e shtëpive. Në 6 muajt e parë të vitit koha mesatare për shitjen e një apartamenti u shkurtua me 2 muaj e gjysmë krahasuar me një vit më parë.
Tv Klan