Tre banorë të zonës së Pojanit janë shkaktarë të zjarrit që përfshiu Apoloninë një ditë më parë.
Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë dy persona Pëllumb Zgurati, dhe Durim Kapaj, ndërsa proçedoi në gjëndje të lirë një tjetër banor, Dorian Muhametaj 35 vjeç. si autorë të zjarrëvenies që dogji ullishta, pemtari dhe bimësinë brenda Parkut Arkeologjik të Apolonisë.
Sipas policisë, këta shtetas kanë ndezur zjarr në tokat e tyre për të djegur mbetjet nga të korrat por nuk kanë mundur ta mbajnë në kontroll për shkak të erës së fortë.
Ndërkohë, operacioni për shuarjen e vatrave të zjarrit në Apolloni dhe fshatrat përreth ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit me pjesëmarrjen e dhjetëra forcave zjarrfikëse.
Në operacion u punua me 1 Helikopter të FA, 7 mjete zjarrefikse të Fierit, Patosit, Beratit dhe Albpetrol. 35 efektivë të Mzsh, 10 forca bashkiake, 25 forca te Parkut dhe 1 autobot uji. Vatra e zjarrit ka përshkuar një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe ullishte./abcnews.al

