Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrest shtëpie për kreun e SHISH/ Petraj: Masa e SPAK ndaj Hysenit, e tepruar. Goditje e drejtpërdrejtë e shtetit

schedule09:06 - 23 Shtator, 2026

schedule 09:06 - 23 Shtator, 2026

Avokati Edmond Petraj thotë se masa e sigurisë “arrest shtëpie” e SPAK ndaj Vlora Hysenit, është e tepruar.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Petraj u shpreh se masa e sigurisë ndaj kreut të inteligjencës, duhet të jepet kur ka tradhti kombëtare.

Petraj e cilësoi këtë si goditje të drejtpërdrejtë të shtetit.

“Ky është procedim i pjesës së AKSHI ku del emri i një vandami të lakuar si Ergys Agasi, e kanë bërë sikur është kupola që komandon shtetin shqiptar. Akuzat për të cilat ai akuzohet variojnë nga 4 në 8 vjet. Kërkohet hetim profesional. Është rast i tejkalimit të vijës së kuqe, në rast institucione. SPAK, më duke shumë e tepruar, mund të ishte zgjidhur në mënyrë tjetër. SPAK kërkon të mos dekonspirohet asnjë lloj informacioni. Kemi përplasje institucionesh. Kjo është masë e tepruar, sidomos ndaj kreut e inteligjencës. Të japësh masë sigurie për kreun e inteligjencës në detyrë, kur nuk ka tradhti kombëtare, është e tepruar. Mund të gjendej një rrugë tjetër. SPAK ka marrë kontrollin e të gjithë institucioneve, sot ato mund të marrin vendime, masa ndalimi për këdo. Tek kjo marrëdhëniet mes institucioneve, mendoj se është e tepruar”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!