Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bilancet vjetore të bizneseve/ QKB: 31 korriku, afati i fundit i dorëzimit

schedule14:04 - 13 Korrik, 2026

schedule 14:04 - 13 Korrik, 2026

Bizneset kanë afat deri më 31 korrik që të dorëzojnë pasqyrat financiare vjetore për vitin 2025 pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Sipas institucionit, subjektet tregtare mund të bëjnë dorëzimin e bilanceve në mënyrë elektronike përmes portalit e-albania në shërbimin për depozitimin e pasqyrave financiare dhe raporteve të auditimit.

Përveç bilancit vjetor, dokumente të tjera që duhen dorëzuar sipas rasteve të parashikuara në ligj përfshijnë edhe raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit.



Detyrimi i raportimit u takon subjekteve që paguajnë tatimin mbi fitimin korporativ ose tatimin mbi të ardhurat personale biznesore, në rastet kur qarkullimi vjetor mbi 5 milionë lekë.

Për organizatat jofitimprurëse, detyrimi për dorëzimin e pasqyrave financiare përcaktohet vetëm mbi bazën e qarkullimit (mbi 5 milionë lekë), pa u kushtëzuar nga përgjegjësia për Tatimin mbi Fitimin Korporativ.

Qendra Kombëtare e Biznesit u kërkon subjekteve përkatëse që të përmbushin detyrimin brenda 31 korrikut, pasi në të kundërt në rast të tejkalimit të afatit parashikohen edhe gjoba në 60 mijë lekë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!