Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Paqja Fiskale drejt fundit/ Kontabilistja: Fluks aplikimesh nga bizneset, kërkohet shtyrje e afatit të 5 qershorit

schedule14:27 - 4 Qershor, 2026

schedule 14:27 - 4 Qershor, 2026

Bizneset që dëshirojnë të përfitojnë nga skema e paqes fiskale kanë afat vetëm deri më 5 qershor për të dorëzuar aplikimet e tyre, pas së cilës datë Administrata Tatimore do t’i refuzojë ato automatikisht.

Interesi i sipërmarrjeve, veçanërisht nga sektori i ndërtimit është jashtëzakonisht i lartë për fshirjen e detyrimeve dhe lidhjen e marrëveshjeve të reja, duke krijuar një ngarkesë të madhe pune për ekspertët kontabël.

E ftuar në “Money Report” në ABC News, kontabilistja Etleva Treska sqaroi se kushti parësor për të përfituar është shlyerja e çdo detyrimi aktual ndaj organeve tatimore. Duke parë fluksin e lartë dhe oraret e ngjeshura, Treska u shpreh skeptike për kohën në dispozicion dhe bëri thirrje për një shtyrje të mundshme të afatit me qëllim që procesi të jetë sa më efektiv. Ndërkohë, transparenca e këtij procesi pritet të rritet përmes publikimit të paralajmëruar të një liste me mbi 500 bizneset përfituese.



“Gjëja e parë është që të mos kenë detyrim ndaj organeve tatimore. Interesi nga ana e bizneseve është i madh, oraret janë të ngjeshura. Kemi kërkesa për faljen e tatime dhe lidhjen e kontratave për paqen fiskale. Shumë biznese janë të interesuara për pjesën e fshirjes.

Më shumë interes kanë të sektorët e ndërtimit, për të pasur më shumë fitime nga viti në viti. Shkuarja drejt marrëveshje ka ndikuar jashtë mase me arritjen e paqes fiskale. Unë mendoj që jemi shumë ngushtë sa u takon afateve kohore.

Unë tek kjo pjesë jam skeptike, do doja që të kishte një shtyrje të afatit, për të bërë sa më efektivin lidhjen e një marrëveshjeje. Është thënë që do të ketë listë të mbi 500 bizneseve, kjo do e bëjë më transparente gjithë procesin”, u shpreh kontabilistja Etleva Treska.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!