Agjencitë e inteligjencës në SHBA vijojnë të mos e dinë se “kur dhe ku ekzaktësisht, apo si u transmetua fillimisht koronavirusi.”
Por, ato mbeten të fokusuara në dy teori alternative: Virusi u transmetua në mënyrë natyrore nga kontakti njerëzor me një kafshë të infektuar, ose ndodhi nga një aksident laboratorik. Lajmin e bëri të ditur agjentja më e lartë e vendit para Senatit.
Ky pranim nga Drejtorja e Inteligjencës Kombëtare Avril Haines u bë gjatë të ashtuquajturës seancë dëgjimore rreth kërcënimeve në të gjithë botën dhe dëshmia është në përputhje me një deklaratë të komunitetit të inteligjencës nga pothuajse një vit më parë.
Në të thuhej se nuk është ende e përcaktuar nëse epidemia nisi përmes kontaktit me kafshët e infektuara ose nëse do të ishte rezultat i një aksidenti në një laborator në Wuhan “.
Drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe kreu i Komandës Kibernetike të SHBA-ve gjeneral Paul Nakasone vuri në dukje se agjencitë kibernetike amerikane po ndihmojnë në përpjekjet për të mbledhur dhe analizuar informacione rreth origjinës së virusit. sb/abcnews.al/