Vijon zbardhja e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në duelin mes Granadës dhe Manchester United. Të gjithë të pranishmit në “Estadio Nuevo Los Carmenes” mbetën të shtangur kur një tifoz përshkroi me vrap fushën komplet nudo.
Edhe pse tifozët nuk lejohen prej kohësh në stadiume për shkak të pandemisë, ai ia doli të futej dhe të bëhej protagonist. Policia spanjolle konfirmoi se personi që ndërpreu takimin e Europa League është futur në ambientet e stadiumit që në orën 7 të mëngjesit.
Police have confirmed the man who ran onto the pitch naked during Granada vs. Man United sneaked into the stadium at 7am.
He hid under a canvas for 14 hours waiting for the game to start ? pic.twitter.com/Nf4IKS8CBv
— ESPN UK (@ESPNUK) April 9, 2021
Madje, mësohet se ai është fshehur për 14 orë në një copë mbuluese për të arritur që pamë të gjithë dje. Ende nuk dihen arsyet e veprimit të tij, por ajo që bëri tifozi normalisht që është për t’u harruar. /abcnews.al