Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Arrest shtëpie” për drejtoren e SHISH/ Vlora Hyseni në dosjen “AKSHI”, kontroll banesës së Ilir Prodës

schedule12:10 - 22 Shtator, 2026

schedule 12:10 - 22 Shtator, 2026

Dy masa sigurie u firmosën nga Gjykata e Posaçme për drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror Vlora Hyseni, “pezullim nga detyra dhe “arrest shtëpie”, si person që dyshohet nga SPAK se ka përkrahur një autor krimi dhe ka nxjerë sekrete shtetërore.

Masat ndaj saj nuk u ekzekutuan pasi Hyseni ndodhet jashtë vendit, ndërsa operacioni i prokurorisë lidhet me fraksionin e ndarë për abuzimet me tenderat e AKSH, çështje që po hetohet nga dy prokurorë.

Ndërkaq, dy masa shtrënguese arrest në burg, u ekzekutuan nga policia e shtetit , për Fatjon Kalluci shef laborati shkencor i policisë si dhe për Embro Suljemanin, administrator i një lokali në Durrës.

Pëveç masave të sigurisë, shkalla e parë e gjyqësorit firmosi edhe disa masa kontrolli. Agjentët e BKH zbarkuan mëngjesin e kësaj të martë në banesën e ish drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit Ilir Proda.

Ky i fundit pas kontrolleve, u shoqërua në SPAK për të dhënë deklarime në cilësinë e personit që ka dijeni.

Kontrolle ka patur edhe në ambiente të tjera, si dhe në zonën e Shkozetit në Durrës me qëllim sekuestrimin e sendeve apo materialeve që mund të jenë me vlerë për hetimin që po kryen SPAK.

Për aferën e AKSHIT, po hetohen dhjetra persona mes të cilëve dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj, të dy të arrestuar, si dhe ish drejtoresha Mirlinda Karçanaj dhe një grup biznesmenësh të tjerë të akuzuar për vepra të rënda penale.

LEXO EDHE: Kontroll në banesën e tij, ish kryepolici Ilir Proda del nga SPAK
                         Vlora Hyseni, në dosjen “AKSHI”/ Dy akuza: Përkrahje e autorit të krimit, nxjerrje sekreti shtetëror
Hetimet e SPAK/ Aksion edhe në Durrës, arrestohet shefi i Laboratorit Shkencor të Policisë dhe pronari i një biznesi

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!