Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

7+7+7 Kodet e energjisë e Qesja e Fatit për para! Sekretet që shtrihen mes syrit, shpirtit e “xhepit”

schedule12:01 - 22 Shtator, 2026

schedule 12:01 - 22 Shtator, 2026

A mund të tregojë shikimi më shumë nga sa mendojmë? A ekzistojnë “kode energjie” që ndikojnë në mënyrën se si lidhemi me të tjerët? Në studion e “ABC e Mëngjesit”, Edmond Vlashaj, shërues shpirtëror, sjell një këndvështrim të pazakontë mbi energjinë dhe marrëdhëniet njerëzore.

Sipas tij, kontakti me sy është një nga mënyrat më të fuqishme të komunikimit dhe shtatë sekonda shikim pa folur mund të krijojnë një lidhje të veçantë mes dy njerëzve. Ai e përshkruan syrin si një “portal” dhe thotë se përmes tij nuk lexon vetëm fytyrën, por atë që e quan fushën energjetike të personit.

Një tjetër pjesë e filozofisë së tij lidhet me fjalët që përdorim çdo ditë dhe ndikimin që, sipas tij, ato mund të kenë mbi mënyrën se si ndihemi dhe mendojmë. Vlashaj këshillon të mos flasim vazhdimisht për dështimin, mungesën apo dëshpërimin dhe e lidh këtë me idenë e “manifestimit”.

Në fokus janë edhe marrëdhëniet në çift. Sipas tij, një grua tërhiqet nga një burrë që është i qetë, ka një mision në jetë dhe di të jetë prezent pa u përpjekur gjithmonë ta “rregullojë” partneren.
Ai flet edhe për atë që e quan “shërimi i nënës brenda vetes”, duke e lidhur marrëdhënien me nënën me mënyrën se si një burrë ndërton marrëdhënien e tij në çift. Por një nga pjesët më intriguese të bisedës është rituali i qeses së fatit për paratë.

Në të, Vlashaj vendos gjethe dafine, kanellë, karafil, hudhër dhe monedha, secilit element duke i atribuar një simbolikë të veçantë. Sipas praktikës së tij, tre gjethe dafine përfaqësojnë pasurinë, rrjedhjen dhe fatin, ndërsa kanella lidhet me “ngrohjen” e energjisë financiare.

Edhe numri tre, sipas tij, ka një domethënie të veçantë në këtë ritual, ndërsa qesja vendoset në portofol, kasafortë ose në një cep të shtëpisë që ai e quan “këndi i bollëkut”. Një botë besimesh, simbolesh dhe ritualesh që Edmond Vlashaj i sheh si pjesë të një mënyre alternative për të kuptuar energjinë, marrëdhëniet dhe raportin tonë me bollëkun./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!