Francë, personat nën 55 vjeç që kanë marrë dozën e parë AstraZeneca, do të marrin një vaksinë tjetër

schedule11:22 - 9 Prill, 2021

schedule 11:22 - 9 Prill, 2021

Ministri francez i Shëndetësisë Olivier Veran ka deklaruar  se autoritetet  shëndetësore kanë vendosur që personat nën  55 vjeç që kanë marrë dozën e parë të vaksinës të  AstraZeneca  mund të marrin dozën e dytë  nga një prodhues tjetër i vaksinave.

Autoriteti kombëtar shëndetësor francez HAS muajin e kaluar tha që vaksina AstraZeneca duhet t’u jepet vetëm personave mbi 55 vjeç, për shkak të raporteve të mpiksjeve të gjakut potencialisht vdekjeprurëse në një numër shumë të vogël të personave të vaksinuar.

Zyrtarët në Francë fillimisht thanë se ata që morën dozën e parë të AstraZeneca duhet të  marrin dozën e dytë edhe nëse janë nën 55 vjeç, por Veran tregoi që HAS tani do ta ndryshonte këtë rekomandim.

“Prandaj, nëse keni marrë dozën e parë dhe jeni nën 55 vjeç, do të merrini dozën e dytë të një vaksinë tjetër 12 javë pas dozës së  parë,” shtoi ai.

Rregullatori i barnave në Europë tha këtë javë se AstraZeneca mund të shkaktojë mpiksje gjaku shumë të rrallë, duke bërë që disa vende të pezullojnë vaksinën.

“Bazuar në studimet e mëparshme që kombinojnë lloje të ndryshme të vaksinave, një kombinim i vaksinave AZ dhe Pfizer ka të ngjarë të jetë më i sigurt, por është e rëndësishme që kjo të testohet në kontekstin e një prove vaksine klinike,” tha Helen Fletcher, mjeke e Imunologjisë në London School of Higjena./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!