Pas kontrollorëve turq, në vend të kontrollorëve shqiptarë që bojkotuan punën ditën e djeshme do të vijnë edhe disa grekë. Lajmi bëhet me dije nga burime për ABC.
Prej dy ditësh në vendin tonë nuk u krye asnjë fluturim për shkak se kontrollorët ajror të “AlbControl” bojkotuan punën. Tre prej këtyre kontrollorëve vijojnë të jenë të arrestuar. Kontrollorët u futën në grevë ditën e djeshme duke kërkuar t’u plotësohen disa kërkesa si kthimi në punë i disa kolegëve, pagesën e plotë dhe shfuqizimin e vendimeve të bordit!
Me bojkotin e punës u pezulluan të gjithë fluturimet në qiellin shqiptar. Kriza në Rinas vonoi edhe ardhjen e vaksinave Anti-Covid, të cilat u sollën ditën e sotme nga Air Albania.
Për këtë situatë kreu i qeverisë Edi Rama bën fajtor ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta. Ndërsa ky i fundit sot i kërkoi Kontrollit të Lartë të Shtetit të bëjë auditimin e plotë të firmës AlbControl./mv.abcnews.al