Pas dy ditësh ulet avioni i parë në Rinas, nga erdhi dhe cila është ngarkesa e tij

schedule15:23 - 8 Prill, 2021

schedule 15:23 - 8 Prill, 2021

TIRANË- Pas dy ditësh, është ulur avioni i parë në aeroportin e Rinasit. Sipas FlightRadar, mësohet se avioni i parë i ulur në pistës i përket “Air Albania”.

Ky avion është nisur nga Stambolli dh enë të janë sasia e vaksinave të radhës kundër covid-19.
Më herët ishte kryeministri Edi Rama që njoftoi ardhjen e vaksinave gjatë ditës së sotme nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Ndërsa ministrja Belinda Balluku u shpreh se duke nisur nga nesër fillojnë normalisht fluturimet.

Kujtojmë se prej dy ditësh në vendin tonë nuk kryhen fluturime për shkak se kontrollorët ajror të “AlbControl” bojkotuan punën me pretendimet se u është ulur rroga. Tre prej këtyre kontrollorëve vijon të jenë të arrestuar. E.L/abcnews.al/