Tre lojtarë argjentinas në lojë, lëvizje në akset Torino-Paris-Madrid

schedule17:53 - 7 Prill, 2021

schedule 17:53 - 7 Prill, 2021

Paulo Dybala nuk cilësohet më i pashitshëm te Juventusi. Ky sezon ka qenë shumë i vështirë për argjentinasin. Covid-19, shumë probleme fizike, vetëm 3 gola dhe 2 asiste, teksa nuk po gjendet akordi i rinovimit të kontratës.

Kampionët e Italisë po tentojnë të shfrytëzojnë Dybala për të siguruar një përforcim në sulm. La Repubblica raporton se “Zonja” dhe PSG po mendojnë të bëjnë një shkëmbim mes dy lojtarëve argjentinas.

 

Icardi dhe Dybala

Dybala në kryeqytetin francez dhe Mauro Icardi shok skuadre me Cristiano Ronaldon. Ndërkohë, Atletico Madrid i është rikthyer një dëshirë të vjetër. Kryesuesit e La Liga pëlqejnë shumë Rodrigo De Paul.

Kapiteni i Udineses është një nga të preferuarit e trajneri Diego Simeone, i cili e cilëson 26-vjeçarin argjentinas (6 gola dhe 7 asiste këtë sezon) si përforcimin ideal për repartin e mesit të fushës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!