Basha në Belsh: Pas 25 prillit do të rimbursojmë shpenzimet e qytetarëve për Covid

schedule15:48 - 7 Prill, 2021

schedule 15:48 - 7 Prill, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pasditen e kësaj të mërkurë në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë në Belsh.

Basha në fjalën e tij është ndaluar te situata pandemike, ku thekson se familjet shqiptare nuk kanë pasur asnjë ndihmë financiare për të përballuar kuron e shërimit.

Ndër të tjera ai ka theksuar se me të ardhur në pushtet me paratë që janë përdorur për ti dhënë Becchetti, do të vihen në dispozicion të ndihmës për familjet që kanë shpenzuar për Covid.

“Pas 25 prillit bazuar në të dhënat e spitaleve dhe të farmacive do të bëjmë të mundur rimbursimin e një mase të madhe të shpenzimeve që familjet shqiptare kanë bërë gjatë kurimit në shtëpi. Që ta bëjmë një gjë të tillë është e nevojshme që të ndalen pagesat abuzive dhe nuk do të lejojmë që zullumet e Ramës një njeri Becchetti ti paguhet vetëm një njeriu. Ato para janë të mjaftueshme për të ndihmuar të gjithë personat që kanë kaluar Covid, për të rritur pensionet, pagat subvencionuar fermerët, këtu do i çojmë ne paratë e shqiptarëve. Do të bëjmë të mundur digjitalizimin dhe tablet për studentët”, ka thënë Basha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!