BE ka deklaruar se furnizimi me AstraZeneca është problem global, jo një çështje midis BE dhe Australisë.
Komisioni Europian ka thënë se mungesat e furnizimit me Oxford-AstraZeneca COVID-19 janë një çështje globale, jo diçka për t’u adresuar vetëm në bisedimet midis BE dhe Australisë.
Canberra ka thënë se BE ka bllokuar dërgesat e vaksinës, por BE nga ana tjetër ka deklaruar se AstraZeneca nuk kishte kërkuar autorizime të reja për eksportet në Australi.
“Ne nuk jemi rajoni i vetëm në botë që prodhon vaksina AstraZeneca, dhe për këtë arsye kjo është një çështje globale. Padyshim që nuk është thjesht një çështje bilaterale midis një vendi dhe Bashkimit Europian,” tha një zëdhënës i Komisionit të BE në një konferencë shtypi kur u pyet për kërkesën e Australisë.
Zëdhënësi tha se BE po përballej gjithashtu me mungesa të mëdha të dërgesave të vaksinave AstraZeneca./abcnews.al