Trombozë nga dozat? “AstraZeneca”: Ndalohet testi i vaksinës tek fëmijët

schedule23:21 - 6 Prill, 2021

schedule 23:21 - 6 Prill, 2021

Testimi i vaksinës “AstraZeneca” tek fëmijët është ndërprerë pasi Autoriteti Rregullator Britanik i Barnave po heton një lidhje të mundshme midis rasteve të rralla trombozës te të rriturit, që kanë injektuar këto doza.

Profesori Andrew Pollard i Universitetit të Oksfordit shpjegoi për BBC se shkencëtarët po presin për më shumë informacion.

Rreth 300 vullnetarë morën pjesë në këtë provë, që kishte për qëllim të vlerësonte nëse vaksina shkakton një përgjigje të fortë imune tek fëmijët nën 17 vjeç.

Prova e udhëhequr nga Oksfordi filloi në mes të shkurtit dhe ka për qëllim testimin e vaksinës te fëmijët dhe adoleshentët e moshës 6 deri në 17 vjeç.

Një zëdhënës i Oksfordit tha të martën se nuk ka lindur asnjë çështje sigurie në vetë provën, por shqetësimet rreth problemeve të rralla të mpiksjes tek të rriturit kanë bërë që të ketë më shumë shqyrtime për të hetuar nëse ka lidhje të mundshme me vaksinën “AstraZeneca”./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!