Testimi te fëmijët i vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit është ndaluar, derisa rregullatori i barnave në Mbretërinë e Bashkuar të hetojë lidhjen e mundshme të vaksinës me mpiksjet e gjakut te disa të rritur.
Lajmi u bë me dije nga universiteti i Oksfordit, ku njoftoi sot se po pezullon testimin tek fëmijët dhe adoleshentët e vaksinës kundër Covid-19. Universiteti e zhvilloi vaksinën së bashku me kompaninë farmaceutike britanike-suedeze AstraZeneca, ndërsa sqaroi se pezullimi do të jetë në fuqi në pritje të mendimit të autoritetit rregullator kompetent britanik.
Profesori Andreë Pollard, nga Universiteti i Oksfordit, i tha BBC-së se nuk ka asnjë shqetësim për sigurinë sa i përket testimit, porse shkencëtarët janë duke pritur për informacione të mëtejshme.
Përditësimet nga EMA dhe Agjencia britanike e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore priten në ditët në vijim.
Më herët, EMA ka konfirmuar se AstraZeneca është e sigurt dhe efektive dhe ka thënë se përfitimet nga vaksina i tejkalojnë dëmet. Opinion të ngjashëm ka dhënë edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë. g.v/abcnews.al