Tromboza nga AstraZeneca? Mjeku në ABC: Dy studime dhe një këshillë, bëjeni vaksinën

schedule20:39 - 6 Prill, 2021

schedule 20:39 - 6 Prill, 2021

Arben Ivanaj, shef i hematologjisë në QSUT i ftuar mbrëmjen e sotme në Radarin Informativ përballë gazetares Jonida Shehu u kërkoi qytetarëve shqiptarë që të mos hezitojnë, por të bëjnë vaksinën “AstraZeneca” pavarësisht dyshimeve se disa raste të trombozës në Angli, por jo vetëm kanë lidhje me këto doza.

Është vaksinë e sigurt, komplikacionet që jep janë zero, afër zeros. Nëse nga “AstraZeneca” kanë vdekur afërsisht 100 veta, nga 45 mln doza të aplikuara. Ndërsa nga virusi kemi 1000 herë % shanse të vdesim nëse infektohemi” tha ai.

Po vetë mjeku a është vaksinuar? “Jam vaksinuar me “Pfizer”, kështu më takoi radha, por kam njerëz të familjes që janë vaksinuar me “AstraZeneca”. Vaksina është e sigurt. Problemi është, duhet të rrënjoset mentaliteti, që njerëzit kur japin edhe një paracetomol duhet të sqarojnë për komplikacionet. Nuk është në traditë. Ne habitemi si agjencia daneze bllokoi barin, është normale”.

Por cfarë do të vendosë EMA? “EMA mendoj se do të mbajë qëndrimin që nuk ka të dhëna të mjaftueshme që të konfirmohet” ishte parashikimi i mjekut. Arben Ivanaj kritikon kompaninë e prodhimit të “AstraZeneca”-s, që sipas tij nuk raportoi problemet me mpiksjen e gjakut.

Problemi është disa që merren me atë që quhen komunikim, thonë që ka bërë një gabim të madh në komunikim. Përveç gabimeve kontraktuale që u fut në konflikt me Europën. Me Europën dhe SHBA nuk është mirë me hyrë në konflikt kurrkush.

Problemet kanë një problem real, nuk e kishte raportuar problemin me koagulimin, ndërsa vaksinat e tjera po. Ishte një problem që nuk ishte raportuar. Komplikacioni që u raportua, tromboza, janë afërsisht sipas një numri 100 raste në botë, 31 janë në Angli. Nga 40 milionë doza janë 100 raste, një shifër e papërfillshme”.

Por cfarë thonë studimet, përse shkaktohet mpiksja e gjakut? “Janë dy mekanizma që janë ofruar për ta shpjeguar këtë fenomen, si ndodh. Është një studim holandez, i cili ka 4-5 ditë që ka dalë që thotë që si heparina, hollues gjaku, shkakton trombopeninë.

Ndërsa një ekip francez ofron diçka më mekanike që ua le fajin doktorëve. Shiringa futet në kapilar dhe gati 1/3 e dozës së vaksinës injektohet në kapilar. Propozohet se është aksidentale, pasi 1/3 e sëmurit futet në gjak dhe ky produkt që nuk duhet futet në gjak, por të merret vetëm në muskul është propozuar si variant që mund ta shkaktojë.

Këto janë dy propozime të ofruara për t’u konfirmuar ose hedhur poshtë. Duhet vërtetuar që maja e agës është futur në kapilar ose duhen bërë prova klinike për ta vërtetuar” tha ai.

Në fund të bisedës, mjeku foli edhe për situatën ne repartin e hematologjisë në QSUT, infektimet dhe vdekjet. “23-24% e të sëmurëve janë infektuar, nga këta kemi pasur një vdekshmëri që është e krahasueshme me të vdekurit në Europë, pak a shumë të njëjtat shifra. 75% e tyre kanë kaluar COVID pa probleme. Numri i të infektuarve të mjekëve është 70% e personelit e kanë kaluar. Nuk kemi pasur të sëmurë që janë infektuar aty” tha ai./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!