Shkakton trombozë? “EMA” konfuze për vaksinën AstraZeneca: Nuk kemi arritur në një përfundim

schedule16:44 - 6 Prill, 2021

schedule 16:44 - 6 Prill, 2021

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) është distancuar nga deklarata e shefit të vaksinimit të saj në lidhje me vaksinën AstraZeneca dhe lidhjen e saj me rastet e trombozës.

Debati mbi përdorimin e vaksinës AstraZeneca është rikthyer sërish nëse ka një lidhje mes këtyre dozave që janë injektuar te individët dhe rasteve të trombozës.

Sytë e të gjithëve janë nga EMA, Agjencia Europiane e Barnave, e cila në një reagim të fundit shprehet se “nuk kemi arritur ende në një përfundim” nëse vaksina ka lidhje me rastet e mpiksjes së gjakut. Një zyrtar i EMA-s tha më herët se ekziston një lidhje mes rasteve të regjistruara me trombozë dhe kësaj vaksine.

EMA pak javë më parë njoftoi se përfitimet nga vaksina AstraZeneca tejkalojnë rreziqet dhe se përdorimi i saj mbetet i sigurt, pas pezullimit nga disa vende. Agjencia, megjithatë, shpjegoi në atë kohë se do të bënte rekomandime të azhurnuara.

Sot në një intervistë për gazetën italiane “Il Messaggero”, Marco Cavaleri, shefi i strategjisë së vaksinimit në Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA), tha se vaksina AstraZeneca ka qenë e lidhur me rastet e trombozës, por shkaku nuk është përcaktuar ende.

Ne mund të themi tani se është e qartë se ekziston një lidhje (midis rasteve të trombozës) dhe vaksinës. Megjithatë, çfarë e shkakton këtë reagim nuk dihet ende. Me pak fjalë, në orët e ardhshme do të njoftojmë se ka një lidhje, por ne ende duhet të kuptojmë se si ndodh”, tha Marco Cavaleri./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!