Apeli lë në burg Bajrin dhe shokët e tij

schedule15:58 - 24 Shtator, 2018

schedule 15:58 - 24 Shtator, 2018

Gjykata e Apelit në Shkodër la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, ndaj Ilir Rustemit (Bajri), Asmer Bilalit, Emrah Plakut dhe Erogen Brajoviçit.

Këta persona u arrestuan në 6 Shtator në aksionin policor “Forca e Ligjit”. Në seancën gjyqësore nuk janë paraqitur të akuzuarit, por vetëm avokatët mbrojtës, të cilët kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë dhe lirimin e klientëve të tyre.

Të arrestuarve nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, u ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” me afat 30-ditor, kohë e cila i është lënë prokurorisë për sjelljen e fakteve për akuzat e ngritura si pjesë grupit kriminal.

Ndërsa Astmer Bilali në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë Shkodër u la në “arrest shtëpie”./abcnews.al