73 viktima dhe 1866 raste të reja me COVID-19 në Greqi, 759 pacientë të intubuar

schedule16:50 - 5 Prill, 2021

schedule 16:50 - 5 Prill, 2021

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 73 viktima nga koronavirusi, ndërsa në total nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 8453 fatalitete.

Rastet e reja të koronavirusit në vendin fqinj në 24 orët e fundit arrijnë në 1866, ndërkohë që gjendja në spitale nuk është aspak e mirë, pasi 759 pacientë janë të intubuar.

Rekordi i rasteve ditore u shënua në 30 mars të këtij viti me 4340 qytetarë të infektuar, ndërsa numri më i lartë i vdekjeve për shkak të virusit në një periudhë 24 orëshe u regjistrua në 28 Nëntor të viti të kaluar, 121 pacientë humbën jetën./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!