Bylisi u mundua të merrte një fitore sot në shtëpi ndaj Kastriotit, por nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1, teksa gjatë ndeshjes iu anulua një gol i dyshimtë. Pas ndeshjes për Supersport foli trajneri i ballshiotëve, Veljko Dovedan, i cili u shpreh se vendimi igjyqtarit për kthimin e golit ishte tendencioz.
“Bëmë shumë në këtë ndeshje. Mund ta shikoni nëse goli ishte i rregullt?! Atëherë pse më thoni mua të dal këtu?! Nuk e dimë për të ardhmen. Ndeshjet janë shumë të forta. Nuk dihet ende se kush do e fitojë kampionati dhe kush bie. Arbtiri e anuloi golin me tendencë.
Të vijnë arbitrat këtu dhe të na thonë pse bëhen këto gabime. Apoloninë e presim brenda, ndërsa me Skënderbeun luajmë jashtë, por jemi shkëputur.
Me këto lloj arbitrash nuk i dihet se çfarë ndodh deri në fund. Imagjino ka kamera dhe i bëjnë këto gabime, po të mos kishte?! Mendoj se stadiumi i Bylisit e ka mundësinë për VAR“, tha Dovedan. /abcnews.al