Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vlora, pro zhvillimit dhe investimeve/ Turoperatorët: Duam zhvillimin e bregdetit, protestat trembin turistët

schedule19:22 - 12 Qershor, 2026

schedule 19:22 - 12 Qershor, 2026

Vlora pro zhvillimit. Pro investimeve. Operatorët turistikë në Vlorë kërkojnë vazhdimin e projekteve zhvillimore në qytetin bregdetar, ndërsa janë shprehur të keqardhur që protestat në Tiranë përdoren si antireklamë.

Në një takim në Vlorë për ecurinë e sezonit turistik, ata thanë se vendi duhet të ruajë klimën e mirë të turizmit, me mënyrë që të huajt të mos largohen.

“Ne jemi biznese që operojmë në sektorin e turizmit dhe misioni ynë është të ofrojmë mikpritje. Turistët zgjedhin të vijnë tek ne sepse duan të kalojnë pushime të këndshme, jo sepse i detyron ndonjë nevojë. Për këtë arsye, çdo perceptim negativ që krijohet për destinacionin tonë ndikon drejtpërdrejt tek rezervimet dhe tek imazhi që kemi ndërtuar me shumë mund ndër vite.”



Ata theksuan se Shqipëria ndodhet në një moment të rëndësishëm për sa i përket pozicionimit në tregun turistik ndërkombëtar dhe se vendi nuk mund t’i lejojë vetes një ndërprerje të trendit pozitiv që është krijuar vitet e fundit.

Operatorët kujtuan se turizmi nuk prek vetëm hoteleritë dhe strukturat akomoduese, por një zinxhir të tërë ekonomik që përfshin familje të shumta, biznese shërbimi, banka financuese dhe kontrata me operatorë të huaj, të cilat shpesh shoqërohen edhe me penalitete financiare në rast anulimesh.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!