Elon Musk është në klubin e trilionerëve, i vetëm. Ai bërë personi i parë në histori që arrin një pasuri prej më shumë se një trilion dollarësh, pas debutimit rekord në bursë të kompanisë hapësinore SpaceX.
Sipas vlerësimeve të publikuara të premten, pasuria e Musk ka kaluar kufirin simbolik të një trilioni dollarëve, e nxitur kryesisht nga rritja e vlerës së aksioneve të SpaceX.
SpaceX realizoi ofertën publike fillestare më të madhe të regjistruar ndonjëherë, duke mbledhur rreth 75 miliardë dollarë dhe duke e çuar vlerën e kompanisë në afro 1.8 trilion dollarë. Musk zotëron një pjesë të konsiderueshme të aksioneve të kompanisë, çka e ka shtyrë pasurinë e tij në nivele stratosferike.
54-vjeçari, i cili drejton gjithashtu kompaninë e automjeteve elektrike Tesla dhe sipërmarrje të tjera në fushën e inteligjencës artificiale dhe teknologjisë, ka qenë prej vitesh njeriu më i pasur në botë.
Kalimi i pragut të një trilioni dollarëve shënon një moment historik për ekonominë globale dhe tregjet financiare, duke e bërë Elon Musk personin e parë që hyn në të ashtuquajturin “klubi i trilionerëve”.
Sipas të dhënave të Bankës Botërore, vetëm 19 vende kanë PBB që tejkalon 1 trilion dollarë. Pasuria në rritje e Musk përfaqëson një “Epokë të re të Artë” të pabarazisë së pasurisë, sipas disa eksperteve, te cilet ngrene shqetesime per shperndarje te padrejte te te ardhurave.



