Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Finalet për mbijetesë në Superiore/ Katër skuadra janë të rrezikuara me rënie nga kategoria

schedule15:19 - 10 Maj, 2026

schedule 15:19 - 10 Maj, 2026

Akti I fundit luhet sot në orën 16:00.

Superliga shqiptare mbyll sezonin e rregullt, dhe pikërisht këtë të diel përcaktohet skuadra e dytë që do të bjerë direkt në Kategorinë e Parë, dhe se kush do të luajë në plej aut me ekipin e tretë pikërisht të Kategorisë së Parë.

Në garën që nuk e dëshiron askush janë katër ekipe, Tirana, Bylis, Vora dhe Teuta, dhe renditja e tyre është: Tirana e Bylis nga 41 pikë, Vora e Teuta nga 39.



Tirana është emri më I madh I rrezikuar.

Nëse bardheblutë ia dalin të fitojnë në Elbasan, atëherë do të ngjiten në 44 pikë e do të jenë në Superligë pa pasur nevojë për plej aut.

Nëse kryeqytetasit barazojnë në javën e fundit, atëherë do të shpresojnë në barazimin mes Vorës e Bylisit për të siguruar elitën.

Kjo sepse Tirana ka bilanc pozitiv me ekipin nga Ballshi, ndërsa do të ndërlikoheshin llogaritë nëse tiranasit barazojnë në Elbasan, dhe fitojnë Vora e Teuta.

Vorakët kanë bilanc më të mirë me rekordmenët e titujve këtë sezon.

Natyrisht, varianti më I keq do të ishte nëse Tirana do të humbiste në “Elbasan Arenë”, pasi do të mbetej në 41 pikë, dhe do të duhet që Vora-Bylis të përfundojë në barazim, dhe po ashtu që Teuta të mos fitojë.

Kuptohet, një finale më vete për mbijetesën është Vora-Bylis.

Suksesi I mallakastriotëve ua siguron atyre Superligën dhe rrezikon Vorën në varësi të rezultatit të Teutës.

Barazimi rrezikon sërish vorakët, ndërsa fitorja e Vorës do të rrezikonte Bylisin.

Teuta, ndërkaq, ka shpresë që Egnatia nuk do të luajë në maksimum, pra që do të marrë tri pikë dhe do të shohë sesi do të përfundojnë ndeshjet e tjera, me sytë tek Vora-Bylis.

Mundësitë ekzistojnë për në plej aut e madje edhe për mbijetesë, sidomos me barazim në Vorë dhe nëse Tirana nuk fiton.

Sa për ekipet e kreut, Elbasani, Vllaznia dhe Egnatia mund të kërkojnë pikë për të qenë të pozicionuar sa më mirë për në fazën e plej ofit për titull.

Elbasani kryeson me 62 pikë, Vllaznia ka 60 dhe Egnatia 57.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!