Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria e 2030, do jetë pjesë e BE.
Në 35-vjetorin e PS, Rama u shpreh se mazhoranca do vazhdojë përpara, pasi një popull i tërë e ka zgjedhur për të udhëhequr.
“Si do bëjmë ne, për herë të parë, një kompani ka pranuar të konsiderojë kërkesën për të ardhur në Evropë, për të ardhur në Zvërnec? Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët? Ne jemi PS, taksirati i qenurit i madh është që duhet të përballesh me të gjitha erërat, stuhitë, jemi bërë shumë të fortë, të pathyeshëm. Përgjigjja jonë është, ne jemi këta që jemi. Ne jemi këtu për Shqipërinë dhe Shqipëria e 2030 do jetë në BE, do jetë vendi për të cilin ne të gjithë do jemi krenarë. Jini ambiciozë, ëndërroni, guxoni, besoni dhe vazhdoni përpara, të gjithë së bashku, sepse është një popull i tërë që na ka zgjedhur për të udhëhequr”, theksoi ai./abcnews.al



