Sampdoria arriti t’i marrë sot një barazim me shumë vlera Milanit dhe njëkohësisht të fusë kuqezinjtë në një situatë të vështirë për objektivat e sezonit.
Vendimtar një “ujk i vjetër” si Quagliarella, i cili shënoi golin që i dha epërsinë skuadrës së tij. Gjithsesi Milani barazoi dhe Sampdoria mori vetëm një pikë.
“Është gjithmonë kënaqësi e madhe kur shënon. Jam i vetëdijshëm për forcën time dhe përpiqem të përfitoj kur më vijnë rastet. Hodha një gjysmë vështrimi, nuk ishte e lehtë, por shkoi mirë.
E ardhmja? Pyesni presidentin. Ai nuk më ka telefonuar, por unë jam profesionist. Presidenti e di çfarë bën”, u shpreh Quagliarella shkurtimisht pas ndeshjes me Milanin. /abcnews.al